Ditën e sotme u nënshkrua protokolli mes Maqedonisë së Verit dhe Bullgarisë pas miratimit të propozimit francez ditën e djeshme.
Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në më 19 korrik, pikërisht tre ditë pasi parlamenti, në mungesë të opozitës, i dha dritën jeshile propozimit për heqjen e vetos bullgare për progresin e anëtarësimit të dy vendeve në BE.
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve për kapërcimin e dallimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ditën e sotme në Sofje.
“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan ai.