Papa Françesku në një deklaratë për mediat është shprehur kritik ndaj OKB-së.
“Pas luftës së Dytë Botërore kishte shumë shpresë në Kombet e Bashkuara. Nuk dua të ofendoj, e di që në OKB punojnë njerëz të shkëlqyer, por duket se nuk kanë fuqi të imponohen në luftën në Ukrainë.”, kështu është shprehur Papa Françesku në një intervistë për mediat.
Ndërsa ka dënuar ashpër luftën ruse në Ukrainë, Papa Françesku më tej ka theksuar se duket se OKB nuk ka fuqi të ndalë një luftë si ajo që po përjetojmë sot në Europë.