Dy avionë nga Greqia u janë shtuar forcave shqiptare operacionale, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga operacioni që po kryehet nga toka dhe ajri, teksa theksoi se deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat
“Dy avionë të tipit PZL nga Greqia u janë shtuar forcave tona operacionale që po punojnë nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
“Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë”, shkroi Peleshi.