Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se ka simptoma të lehta të virusit dhe mund të vijojë punën nga shtëpia.
79-vjeçari, i cili është i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë. Në takime do të marrë pjesë duke zhvilluar biseda telefonike dhe lidhje me video përmes Zoom.
Presidenti i SHBA po mjekohet me ilaçin antiviral Paxlovid.