Fotot e galerisë tregojnë gjendjen e trashëguar pas 11 vites nga SGS, deri në muajin Maj 2021 të Qendrës së Kontrollit Teknik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës.

Në këtë qark me bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, janë 98,020 mjete rrugore aktive, dhe renditet i dyti në rang vendi.

Brenda pranverës 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në dakortësi me Bashkinë Durrës, do të fillojë me rikualifikimin urban përreth, zgjidhjen e parkimeve dhe aksesit më komod për qytetarët.

Projekti adreson rëndësinë e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Durrës, që kreu 357,327 shërbime fizike gjatë vitit 2021, dhe që i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore.

Parashikohet zgjerimi me një linjë të re testimi dhe hapësirë të jashtme për 95 vendparkime shtesë, hijëzim, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7,500 m2.

Edhe ky investim do të financohet 100% me të ardhurat e vetëfinancimit, të cilat kanë qenë rezultat i punës së pareshtur për rimëkëmbjen financiare, falë mirëadministrimit 2019-2022 si dhe fuqizimit të automotorizimit shqiptar.