Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë nënshkruar ditën e sotme në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar. Gjithashtu, i cili më pas protokolli do të publikohet. Përveç Ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës.