Të tjera familje që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në banesat e tyre të reja.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga shtëpitë e reja të ndërtuara në kuadër të Programit të Rindërtimit në Zall Herr.

Rama pohon se për pak ditë do të hapen dyert e shtëpisë për 49 familje në lagjen e re në Zall Herr.

Kreu i Ekzekutivit thekson se në këtë njësi administrative deri më tani janë strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti.

“MIRËMËNGJES, dhe me Zall Herrin ku deri tani kemi strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti, e për pak ditë do të hapen dyert edhe për 49 familje në lagjen e re, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.