Në një takim me fermerët, pëpunuesit dhe eksportuesit në Barbullinjë të Lushnjes, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka treguar rezultatet e 6 muajve të parë të këtij viti për eksportet bujqësore shqiptare. Ministrja ka falenderuar fermerët dhe eksportuesit për punën e jashtëzakonshme e bashkëpunimin gjatë këtij viti të vështirë me kosto të shtuara si pasojë e luftës në Ukrainë dhe gjithashtu ka kërkuar edhe më shumë bashkëpunim mes të gjithë aktorëve të zinxhirit të vlerës, nga prodhuesi e deri tek konsumatori.
Ministrja është shprehur gjithashtu se mbshtetja e qeverisë nëpërmjet skemës kombëtare ka disbursuar më shumë se 30 mijë fermerë deri më tani, ndërkohë që mbështetja do të vazhdojë deri në fund të vitit.
Biseda është zhvilluar në vazhdën e takimeve në të gjithë Shqipërinë për të vlerësuar kostot dhe çmimet aktuale të prodhimit dhe shitjes në bujqësi si dhe për të dëgjuar të gjithë aktorët nga fermerët, përpunuesit e deri te eksportet me qëllim rritjen e efektivitetit dhe konkurueshmërisë së produktit shqiptar.