Në 24 orët e fundit, në të gjithë vendin janë regjistruar 445 raste të reja infektimesh me COVID-19 nga 1436 testime të kryera , është shënuar dhe një humbje jete, një 86-vjeçar nga Durrësi.

Janë kryer 1436 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki:
159 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë,18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë.
Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 404
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1436
Testime totale 1,954,756
Raste pozitive 326,086
Raste të shëruara 318,804
Raste Aktive 3,704
Humbje jete 3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,634
Fier 419
Durrës 293
Vlorë 248
Korçë 234
Elbasan 233
Shkodër 225
Gjirokastër 146
Berat 126
Lezhë 86
Dibër 43
Kukës 17