Çmimi i energjisë në bursat ndërkombëtare vijon të rritet. Së fundmi në Angli çmimi ka arritur një rekord të ri që pritet të arrijë në 3,549 £ në vit.

Mediat britanike njoftojnë se në një vit cmimi i faturave të energjisë për qytetarët britanikë ka pësuar gati një rritje të trefishtë.

“Ofgem (Office of Gas and Electricity Markets) ka rritur kufirin e çmimit të energjisë, me faturat mesatare që pritet të arrijnë në 3,549 £ në vit.

Në tetor 2021, fatura mesatare ishte 1277 £. Që atëherë është rritur me 178%”, informoi Novara Media.