“Sunny Hill Festival” do të nisë sot rrugëtimin e tij katër ditor. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj do të ngjiten dhe do të elektrizojnë skenën me performancat e tyre.
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë ditën e djeshme dhe pritet të performojë pikërisht sonte në natën e parë të festivalit.
Ndërsa vetëm pak orë nga ndajnë nga nisja e festivalit, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka publikuar një detaj të ri.
Një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën e shoqëruar me moton “Më lër të lirë” dhe me një byzylyk që pjesëmarrësit të bëjnë thirrje për liberalizimin e vizave.
“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, shkruhet në postimin e faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival”.
Shumë këngëtarë të huaj e shqiptarë do të elektrizojnë skenën. Më herët, Dua Lipa ka dhënë një intervistë në vlogun e saj ‘Service95”.