Shqipëria ka hyrë tashmë në radarët e destinacioneve turistike dhe fluksi i vizitëve të huaj sa vjen e shtohet në vendin tonë.
Një nga atraksionet që tërheq vëmendjen më të madhe është padyshim riviera e bukur shqiptare. Me shtrirjen e bregdetit që del nga kalimi malor i Llogarasë dhe përfundon në kufirin me Greqinë, bregdeti jugor i vendit të magjeps me vend plazhet e mrekullueshëm, gjiret e fshehura e fshatrat turistik.
Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi publikoi në rrjete sociale pamje nga bregdeti i Vlorës teksa shkroi se, “turistë të shumtë vendas dhe të huaj zgjedhin udhëtimin me anije për të parë mrekullitë e bregdetit të Jonit”.
Ekonomi u shpreh se, zgjidhja më e mirë gjatë pushimeve me anije në bregdetin e Vlorës është një ndalesë në ishullin e Sazanit dhe plazhet fantastike në gadishullin e Karaburunit.
“Një ndalesë në ishullin e Sazanit dhe plazhet fantastike në gadishullin e Karaburunit, bëhen shpejt një eksperiencë e parrahueshme për këdo”, shkroi Ekonomi.