Kleviol Ahmeti, i njohur në rrjete sociale si Cllevio Serbiano është vënë nën hetim nga policia pasi u shfaq në banesë duke keqtrajtuar qenin e tij. Në një video të xhiruar nga vetë ai duket se si godet vazhdimisht kafshën shtëpiake. Nga pamjet duket se është acaruar me qenin që po luan me një bidon plastik, gjë që duket se nuk i pëlqen ndaj e trajton në mënyrë skandaloze pasi e kap me forcë nga koka dhe më pas i gjuan me shqelma. Ndërsa qeni i frikësuar largohet me vrap.
“Unë them do të thyj në mes, ti vazhdon. Hjade këtu, a je gango ti. Hajde këtu, ku vete tani. Nga gango na u bëre lango. Hajde pra. Apo do ikësh me vrap lart. Mos e ha bidonin. Ti do hash bidonin rri tani aty. Kështu e meriton ti të rrish. Më shiko njëherë. Si do ia bëjmë. Do më dëgjosh mua apo do të bësh me kokën tënde. Dëgjo këtu, pse u fute këtu. Shiko njëherë. Hip sipër në shtëpi. Nuk po kupton ti akoma. Unë them hip sipër”, i thotë Cllevio.
Aktualisht, 36-vjeçari Kleviol Ahmeti është në arrest shtëpie për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.