Pas lajmit se në vjeshtë pritet të ketë një përkeqësim të situatës energjitike në vend, qeveria ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët lidhur me këshillimin për të kursyer energjinë elektrike.

Ditën e sotme, KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), në vazhdën e kësaj fushate, ka ndarë nëpërmjet disa fotosh disa mënyra si mund të kursehet energjia.

KESH: Fikni 2 llamba për 4 orë, do kurseni 654 lekë në

KESH ka sugjeruar që të gjithë familjet të fikin 2 llamba për 4 orë në mënyrë që të kursehet energjia elektrike dhe kostoja që duhet të paguajnë në fund të muajit. Sipas KESH kjo do të sillte 654 lekë më pak në faturë dhe do të kursente 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit.

KESH: Fikni 2 llamba për 4 orë, do kurseni 654 lekë në

“Kursejmë energjinë që ta kemi!Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kWh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj. Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet”, shkruhet në postim.