Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot shembullin Dr. Xhensila Omeri, që është mjekja e re obstetër-gjinekologe në spitalin e Sarandës.Manastirliu u shpreh se do të çojnë përpara planin për rijetësimin e kujdesit shëndetësor për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit.
“Dr. Xhensila Omeri është mjekja e re obstetër-gjinekologe që i është bashkuar ekipit të Maternitetit të Sarandës, ku sot ofrohet standardi më i lartë i shërbimit, falë super investimit në këtë spital të ri, pjesë e investimeve që kemi përfunduar në 5 maternitete të reja nga veriu në jug. Nuk do të ndalemi për të çuar përpara planin tonë për rijetësimin e kujdesit shëndetësor për nënën dhe fëmijën, afër vendbanimit”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.Pranë spitaleve rajonale dhe bashkiake janë 100 mjekë specialistë të atashuar. Më konkretisht, 10 mjekë të specializuar në qarkun e Dibrës, duke përfshirë edhe spitalin e Bulqizës edhe të Burrelit. Do të jenë 13 mjekë të specializuar për qarkun e Lezhës; 12 mjekë të specialistë në qarkun e Korçës; 11 mjekë specialistë në qarkun e Gjirokastrës; po ashtu mbi 8 mjekë në qarkun e Kukësit, Shkodrës, Vlorës, Beratit, Durrësit, Elbasanit, etj.