Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Socialiste kërkon rivlerësim të certifikatave të pastërtisë ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike zyrtare hapjen e të gjitha dosjeve me përjashtim të atyre që cënojnë sigurinë kombëtare.
Në propozimet e dy forcave politike Simo Mirakaj dhe Nebil Çika të cilët janë angazhuar ndër vite në këtë çështje kanë rezervat e tyre.
NEBIL ÇIKA / ISH KRYETAR I SHOQATES ANTIKOMUNISTE TE TE PERNDJEKURVE POLITIKE:
Të bëhet një lustracion dhe një dekomunistizim i Shqipërisë, por jo i një pjesë siç duan këta. Në qoftë se bëjnë vetëm bashkëpunëtorët dhe mbrojnë punëtorët e partisë ku farkëtohëj lufta e klasave dhe për pasojë erdhi i gjithë ai krim në ndodhi në Shqipëri e kanë kot.
SIMON MIRAKAJ / ISH ANETAR, AIDSSH:
Ligjet kanë nëvojë për ndryshime, nuk ka dyshim. Nëse ligji është në shërbim të demokracisë është i mirëpritur, ndërsa, nëse ligji është në shërbim të partisë mendoj që është fatkeqësi për vendin.
Nebil Çika ish-kryetari i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politik thotë që dosjet e ish sigurimit të shtetit mos të përdoren si shantazh ndaj politikanëve dhe të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore.
Sipas tij, në ligj të sanksionohet se kush del i përfshirë, të përjashtohet.