Kultivuesit e grurit me sipërfaqe 1 hektar, përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria në vlerën 30 000 lekë për hektarë.
Kryeministri Edi Rama informoi përmes rrjeteve sociale se, vendimi i Qeverisë ka hyrë tashmë në fuqi dhe gjithë fermerët shqiptarë mund të përfitojnë duke filluar nga data 1 Shtator.
“Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë. Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik. Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor,” shprehet Rama.
Aplikanti duhet të ketë NIPT fermeri aktiv. Toka të jetë në pronësi ose në përdorim (qira, huapërdorje etj.) Faturë të fiskalizuar për blerjen e farës dhe plehrave kimike.
Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti pas përfshirjes në listën e subjekteve të kualifikuara është dokumentacioni i pronësisë së tokës apo përdorimit.
Për më shumë informacion fermerët mund të klikojnë në www.bujqesia.gov.al, ose të drejtohen pranë Agropikave.