Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i rasteve të reja të lisë së majmunit të raportuara ka shënuar një ulje në mbarë botën.
“Nga 15-21 gusht, janë regjistruar 21% më pak raste se një javë më parë”, tha OBSH. Në katër javët e mëparshme, shifrat ishin në rritje.
“Kjo ulje mund të pasqyrojë shenja të hershme të një numri në rënie të rasteve në rajonin evropian, i cili do të duhet të konfirmohet më pas”, tha sot OBSH në një deklarate në Gjenevë.
Rajoni Evropian përfshin 53 vende nga BE-ja në Turqi, Turkmenistan, Rusi dhe Izrael.
Në rajonin e Amerikës së Veriut dhe atë të Jugut, rastet kanë vazhduar të rriten. Në mbarë botën, gjatë javës u raportuan 5 907 raste krahasuar me 7 477 një javë më parë.
Në total, OBSH raportoi rreth 41 600 infeksione dhe 12 vdekje nga 96 vende që nga fillimi i vitit.
Gjermania është ndër katër vendet me numrin më të lartë: SHBA-ja ka më shumë se 14 000 raste, e ndjekur nga Spanja, Brazili dhe Gjermania.