Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pranoi sot një telefonatë nga homologu i saj Bajram Begaj, ku e falënderoi këtë të fundit për përkrahjen e vendimit lidhur me reciprocitetin e targave.
Presidenca e Kosovës njoftoi se Osmani shprehu mirënjohje të thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Presidenti Begaj përshëndeti vendimin që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.
Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi se vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë pas agresionit rus në Ukrainë.
Të dy presidentët kanë rënë dakord për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.