Nga Mero Baze/
Kryetari i SPAK, Arben Kraja nuk arriti dot as ti zërë emrin në gojë Sali Berishës dje në një intervistë tek Zëri i Amerikës, i pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja, përse nuk nisin hetimet ndaj Berishës. Përgjigja e tij, e cila ishte një grumbull fjalësh pa kuptim nga paniku, tregojnë qart pafuqinë e drejtësisë shqiptare ndaj Sali Berishës dhe pafuqinë e së paku këtyre prokurorëve që kemi në krye qoftë dhe për tia zënë emrin në gojë.
I di të gjitha arsyet që përfliten për SPAK dhe prokurorë edhe më ë rinj, madje dhe për disa që kanë lindur ndërkohë që Berisha ishte në pushtet, shmangen kur vjen puna tek Berisha E di frikën e tyre nga përbaltja, dhunimin publik, telendisja me libër shtëpie e ndoshta deri kërcënime verbale. I di teoritë e konstipacionit që lidhin politikisht reformën në drejtësi me pazarin që berishët të mos i prekin…
Por të gjitha janë dokrra. E vetmja gjë e vërtet është që nuk kemi një prokuror, i cili të vendos merret me të dhe të gjithë do të shkojmë se është një tigër prej letre.
Akoma më malinje është qasja e prokurorëve që thonë se SHBA ose Britania e Madhe të na dërgojnë faktet. Nëse këtu nis një hetim dhe prokurorët kërkojnë ndihmën e SHBA për fakte natyrisht që do ta kenë, por nëse këtu prokurorët kërkojnë që FBI të bëj akuzën me fakte dhe këta të firmosin, këta nuk duan të ndëshkojnë Berishën, por të bëjnë qesharake SHBA.
SHBA e ka bërë ekspertizën për Gërdecin. E ka të qartë, e ka në dosjen e prokurorisë, e cila nuk guxoi ta thërras Shkëlzen Berishën, as si person në dijeni pasi ka folur orë të tëra me pronarin fiktiv të fabrikës. SHBA e ka bërë ekspertizën e videos Ilir Metës, por gjykata jonë e ka hedh poshtë dhe ka pranuar ekspertizen e njërit që kishte fushë drush në Gjirokastër me LSI.
SHBA e ka bërë ekspertizën e 21 janarit dhe provon që serveri është fshirë në natën mes 21 dhe 22 janarit në orën 1 30 të natës duke zhdukur gjithë provat, por Berisha nuk është thirrur as për të pirë kafe në Prokurori, pasi ka vrarë dhe është mburrur që ka vrarë katër vetë.
Më tej akoma dosja angleze e “non gratës” së Berishës e turpëron akoma më shumë prokurorinë dhe SPAK. Ajo ka akuza konkrete, ka listë emrash konkret, ka veprimtari kriminale konkrete.
Dosja flet për veprimtarin kriminale të familjes Berisha lidhur me Damri Fazlic. Çështja ka të bëj me pastrim paresh të vajzës së Sali Berishës. U hap në Gjykatën e Tiranës më 2008 pas denoncimeve të shtypit kritik me Berishën, dhe u mbyll se “nuk erdhi letra nga Qiproja”. Dosja provon qartë se Argita Berisha dhe studjoja e saj janë “de facto” menaxherë dhe pronare të kompanive guaskë të maskuara në Qipro që operojnë në Shqipëri me filiale në emër të Damir Fazlic. Hollësitë i keni në dosje dhe faktet ende në terren nga Portoromano deri tek regjistrat e OSHE e tenderat e energjisë.
Lista anglezë ka po ashtu 10 emra konkret kriminelësh shqiptarë me veprimtari në Angli në fushën e drogës dhe pasurive të palujtëshme, njërit prej të cilit i kanë djegur dhe letrat angleze me këtë rast. Janë rreth i ngusht i Sali Berishës dhe mbartës emri për pronat e tyre. I kishit në oborin e SHQP më 8 Janar I keni pronarë të rëndësishëm në Tiranë dhe element të botës kriminale. Lidhjet shkojnë tek i biri i Sali Berishës, tek lidhjet e tij me industrinë e zezë të lojrave të fatit, dhe botës kriminale që vërtitet rreth tij dhe familjes së tij. Sali Berisha përvec Damir Fazlicit nuk lexoi emra të tjerë, se nuk do ti tremben banditët që vazhdojnë ti shkojnë pas. Por SPAK nuk ka pse trembet nga Sali Berisha Listën angleze të botës kriminale të Sali Berishës mund ta marrë zyrtarisht kur të dëshirojë përmes shërbimeve, jo se nuk i njeh, por që ti dal frika që dhe ata njerëz mund të ndëshkohen.
Dhe në fudn dhe diçka për autoritetin e titullarit të SPAK, i cili lidhet me besueshmërinë e atij institucioni. Kur nuk keni dëshirë të flisni, apo të përballeni me probleme, është më mirë të mos shfaqeni në media. Ashtu së paku, dikush mund të besoj se jeni duke bërë ndonjë punë. Kur flisni, ju njohin dhe kujtohen që Berisha “u ka rrahur që kulish” dhe nuk bëheni dot.