Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e re “Kiço Blushi” në Tiranë.
Rama theksoi se kjo shkollë është drejt përfundimit për të hapur dyert këtë shtator.
Rama shtoi se shkolla “Kiço Blushi” është një ndër shkollat më të mëdha në Tiranë dhe në gjithë vendin.
“Ja dhe shkolla e re “Kiço Blushi”, drejt përfundimit për të hapur dyert këtë shtator si një dritare e re për arsimin e nxënësve në njësinë nr. 8 dhe lagjen e re “5 Maji””, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Është një ndër shkollat më të mëdha në Tiranë dhe në gjithë vendin, e cila përfshin të gjithë ciklin e sistemit parauniversitar, nga parashkollori, e deri në gjimnaz”, theksoi Rama.
Kjo shkollë është një lajm i mirë për fëmijët e zonës, të cilët nuk kanë më nevojë të ndjekin mësimin në një shkollë larg banesës së tyre. Godina e re, që shtrihet në një terren prej 17 mijë metrash katrorë për 600 nxënës të shkollës 9-vjeçare dhe 750 nxënës të gjimnazit, përfshin edhe 4 klasa të kopshtit dhe parashkollorit.