Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia – i cili është më i madhi në Evropë.
Tani, Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake rreth objekteve bërthamore në Ukrainë.
Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se “lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme” dhe “kontrolli i plotë” i objekteve bërthamore duhet t’i kthehet Ukrainës.
Ajo thotë se SHBA po vazhdon të monitorojë situatën në objekt dhe sensorët e rrezatimit “fatmirësisht” nuk kanë treguar asnjë tregues të rritjes ose niveleve jonormale të rrezatimit.
Jean-Pierre thotë se SHBA-të janë të vetëdijshme për raportet e keqtrajtimit të stafit në uzinë dhe, shton ajo, “ne duartrokitim autoritetet dhe operatorët ukrainas për angazhimin e tyre ndaj sigurisë bërthamore në rrethana të vështira”.