“Vdekja tragjike e Michael Jackson ishte ‘e pashmangshme’ dhe ka shumë njerëz që duhet të fajësohen për arrestin e tij kardiak të shkaktuar nga droga”– ishte deklarata e një detektivi në një intervistë të re.

Mbreti i dashur i pop-it vdiq në qershor 2009 në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dhe mjeku i tij personal në atë kohë, Dr Conrad Murray, u burgos për vrasje të pavullnetshme.

Por ata që po shqyrtojnë çështjen tani thonë se ka të tjerë që duhet të ishin shpallur fajtorë për lejimin e Jackson të arrinte nivelin e varësisë nga droga deri në momentin që i shkaktoi vdekjen.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, mjeku i dënuar zbuloi se përvoja e tij në burg ishte “e tmerrshme” pasi u shkatërrua nga pikëllimi dhe dhimbja pas vdekjes së Michael dhe gjyqit të tij.
Duke mbajtur emocionet e tij, Dr Murray tha gjatë dokumentarit: “Unë gjithmonë do ta dua Michael” pavarësisht faktit që ai beson se “nuk ishte e drejtë” që ai personalisht mori aq shumë nga faji për vdekjen e legjendës.

Kirurgu 69-vjeçar i zemrës – i liruar nga burgu në vitin 2013 pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit të tij katër vjeçar për vrasje të pavullnetshme – filloi të punonte për Jackson në 2006.

Ai i kishte dhënë Jackson-it drogëra nga më të ndryshmet për ta ndihmuar të flinte deri në natën e vdekjes së tij, në shtëpinë e tij me qira në Holmy Hills, Los Angeles.

Por tani, Detektivi i Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, Orlando Martinez pranoi se ishte ‘e mahnitshme’ që Michael Jackson nuk ndërroi jetë më herët, për shkak të shtimit të tij akute dhe të vazhdueshme ndaj ilaçeve ‘anestezike’.

Ai i tha për TMZ, se kush e vrau në të vërtet Michael Jackson: “Unë vërtet besoj se kjo vdekje ishte e pashmangshme.

Michael do të arrinte atë që donte. Dhe nëse ju thoni jo, ai do të gjente dikë që do ta bënte atë për të. Ka shumë njerëz që janë fajtorë që nuk kanë dhënë kurrë një llogari për vdekjen e tij.”

Michael Jackson shkonte te shumë mjekë të ndryshëm të cilët do t’i përshkruanin ilaçe, kështu që ai shpesh grumbullonte një sasi më të madhe sesa doza normale”, shpjegoi detektivi i LAPD.

Dhe në dokumentar, ai shprehet se nuk mendon se është e drejtë që Dr Murray u fajësua plotësisht për vdekjen e yllit të pop-it – por ishte tepër e vështirë të vërtetohej se të tjerët ishin fajtorë gjatë procesit gjyqësor.

Ai tha se ishte e vështirë të merreshin edhe ekspertë të tjerë të profesionit mjekësor për të shqyrtuar rastin në atë kohë, pasi ata nuk donin të përfshiheshin.

Dr Murray u akuzua për vrasje të pavullnetshme në shkurt 2011, dhe pas gjyqit të tij ai u godit me dënimin maksimal prej katër vjet burg.

Pas vuajtjes së dënimit në burg për vrasje të pavullnetshme, Dr Murray tani ka treguar se ai beson se mjekët e tjerë që i dhanë Michaelit medikamente gjatë viteve janë gjithashtu bashkëpunëtorë në vdekjen e tij.

Ai gjithashtu pretendoi se ishte ‘manipuluar’ nga ylli – i cili kurrë nuk i tha atij se po vuante nga një varësi nga droga kur u bë mjek i tij.

Vetëm kur ai mbërriti në LA për ta ndihmuar atë të përgatitej për turneun e tij të rikthimit ‘This Is It’, ai zbuloi se Michael mbante një sasi personale të drogërave.

Mjeku më parë tha se Michael vuante nga të dridhurat, pagjumësia dhe ndryshimet e humorit dhe ishte i varur nga ilaçet me recetë propofol për ta ndihmuar atë të flinte.

Murray pretendon se e kishte ‘zhveshur’ Jackson-in nga droga që këngëtari e quajti ‘qumësht’ vetëm disa ditë para vdekjes së tij më 25 qershor 2009.