Abetarja e unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës, është ndërtuar duke u bazuar në 15 metoda të suksesshme botërore, me qëllimin që të nxisë aftësitë e të shkruarit dhe të menduarit kritik tek nxënësit. Për ta përshtatur sa më shumë me shkollat ku kjo abetare do të jetë në përdorim, Mimoza Gjokutaj, bashkëautore e librit, thotë se emrat e përdorur për personazhet e abetares, janë të gjithë të trevave të Shqipërisë e Kosovës.

“Ne kemi bërë shumë kujdes dhe me zhvillimin e të lexuaritl. Ky libër kërkon që fëmija të jetë në raport me të lexuarit. Ky libër kërkon që fëmija të jetë gjithmonë me të lexuarin. Kemi shtuar dhe abarat pedagogjik. Do doje të ishe shok me ariun? Situata që zhvillojnë të menduarit kritik të fëmijëve. Kjo avbetare ka thellim të tejskajshëm në praktika botërore”, tha Gjokutaj.

Edhe në abetaren e re, mësimi i shkronjave nuk është bërë sipas radhës së alfabetit. Kjo metodë sipas gjuhëtares Gjokutaj, është përdorur duke u bazuar në disa studime që i rendisin shkronjat mbështetur në intensitetin e përdorimit të tyre.

“Sot në botë ka studime që i rëndisin shkronjat mbështetur në intensitetin e përdorimit të tyre”, thotë ajo.

Risi këtë vit do të jetë dyfishimi i ushtrimeve në fletoren e punës, si dhe një libër për mësuesit, ku zbërthehen të gjitha ushtrimet që janë në abetare si dhe këshilla për mësimdhënien. Po ashtu, abetarja do të jetë edhe në platformë digjitale, duke mundësuar dhe më shumë interaktivitet nxënës- mësues- prindër.

“Është hedhur me animacione, ushtrime interaktive. Fëmija, përgjigjet e veta i merr menjëherë nga kjo platformë. Libri shoqërohet dhe me fletoren e punës që e ndjek faqe për faqe tekstin”, tha bashkëautorja e abetares së unifikuar.

Përveç kopertinës së bukur, hartuesit janë kujdesur që në mësime të integrojnë shumë lojëra, ndërsa kanë shtuar edhe elementë teknologjikë për t’iu përshtatur kohës.

“Do vizatojë fëmija, do heqë vija të lakuara. Vijat e lakuara janë elemente të shkronjave. Bashkojmë leximin, hulumtimin dhe shkrimin. Është një aktivitet shumë kreativ për fëmijën”, përfundoi Gjokutaj.

Abetarja e unifikuar përbëhet nga 140 faqe, ndërsa fletorja e punës 150 të tilla. Ndonëse në Kosovë pritej që të hynte në përdorim që prej datës 1 shtator, greva e atjeshme nuk e ka mundësuar një gjë të tillë. Ndërsa në shkollat tona, përdorimi i saj nis më 12 shtator.

“Abetarja ka një kopertinë shumë të bukur. Ka punuar një grup piktoresh, vajzash dhe djemsh. Ata mishëruan idetë tona. Ne përmes fjalës dhe ata figurës, bëmë një zbërthim metodologjik konkret. Ne e mësojmë nxënësin të shqiptoje, artikuloje tingullin. Nga ana fonike e mësojmë nxënësin ta artikulojë, nga ana alfabetike që e shikon shkronjën. Fëmijët ecin në faqet e abetares me shkronja të mësuara. Kjo gjë na ka bërë të shquajmë metodën globale. Fjalët mos të dalin nëpër shkronja të ndryshme me shkronja të pa mësuara. Edhe kur e harron një shkollë, rikthehet dhe i kujton. Kjo faqe është shumë e rëndësishme. Në faqen tjetër janë disa shkronja, janë zanoret, por ne nuk ju themi fëmijëve janë zanoret, por janë fjalët që shqiptohen me më forcë se të tjerat. Kemi futur shumë lojëra. Në formë pazëlla. Ne i bëjmë fëmijët që të shkojnë tek foleza e shkronjës. Por edhe foleja është një figurë që fillon me këtë shkronjë. Ne bashkojmë leximin, hulumtimin me shkrimin. Është një aktivitet kreaitiv. Sigurisht që ne kemi shfrytëzuar mbi 15 praktika botërore.

Kemi parë të gjitha zgjidhjet didaktike për sa i përket lexim-shkrimit. Ka një thellim të tejskajshëm në praktika botërore. Kemi një gërshetim përmes fushave. Kemi Anën, Drinin, Erën. Kemi dhe një personazh tjetër, Ufi. Një pajisje teknologjike për të dhënë mesazhin që jemi në kohën e teknologjisë, por pa e tepruar sigurisht. Emrat e përdorur janë të gjithë shqiptar. Të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndihem rehat me këta emra. Jemi konsultuar edhe me listat e emrave. Kemi të zbatuar edhe metodën, rrokjëzore, por rrokjëzore fjalë. Fjalë me kuptim. Fjalë të shkurtra që fëmijët të kuptojnë dhe të bashkojnë. Në trajnimet me mësuesit e mirëpritën.

Këto janë risi didaktike, metodologjike që nuk janë aplikuar më para kështu si ne e kemi sjellë. Edhe faqja ka risi didaktike. Kemi shkronjën që prezantohet dhe kemi disa simbole që janë syri, veshi dhe goja. Këto kanë të bëjnë me kompetencat e të nxënit. Ne i kemi përkthyer në simbole. Ky imazhi kërkon që ta dëgjojë, shikojë dhe flasë fabulën, përshkruaj. Varianti digjital e bën që ta dëgjojë dhe ta shohë me imazh që lëviz fabulën. Tek varianti digjital kemi futur edhe situata që zhvillojnë të menduarit kritik të fëmijës. Çdo faqe ka një temë të caktuar. E kemi nisur me kafshët. Përfshihen në situata. Pjesa e dytë e faqes ka një strukturë tjetër. Po ta shohësh abetaren ka dhe ushtrime që lidhen me teknologjike, pazëlla.

Këtu fëmijët do të ndërtojnë një iriq, dhe për të krijuar ferrat do përdorin stikadent. Pse stikadent? Sepse ka formën e I. Struktura ndryshon në faqet e fundit. Ne kemi bërë kujdes për zhvillimin e të lexuarit. Kemi bërë që të kenë raport me të lexuarin. Kemi filluar nga tekstet më të shkurtra dhe i kemi shoqëruar ose më pytje ose me situata alternative që duhet të japin përgjigje. Risi tjetër në libër. Është shtëpia e fjala. Këtu janë fjalët e vështira që duhet ti zbërthejmë. Fabula, subjekte, tregime, poezi që lidhen me interesat e botës së fëmijëve. Mjedisi, shëndetësia etj. Ky libër shoqërohet dhe me fletoren e punës që ndjek faqe për faqe abetaren.

Zakonisht në abetare nuk përdoret radha alfabetike. Sot në botë ka studime që i rendisin shkronjat mbështetur në intensitetin e përdorimit të tyre. Abetarja ka dhe platformën digjitale. Asnjëherë nuk ka pasur variant digjital. Është hedhur me aminacion, ushtrime infektive. Varianti digjital ka krijuar marrëdhënie midis mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Fëmija e merr përgjigjen në vend dhe prindërit e kupton sa i saktë është fëmija i tij. Teknologjia po ndikon pak negativisht, pasi bëhen si robër. Platforma digjitale ka objektive që fëmijët mos ti largojë nga libri.- përfundoi ajo.