U mbyll dje Festivali i Filmit ”Luani i artë” i Venecias, ku filmi amerikan ”All the beauty and the bloodshed” u shpall si filmi më i mirë.
Më poshtë vijojnë fituesit kryesorë të këtij festivali:
“Luani i artë” për filmin më të mirë: “All the beauty and the bloodshed” nga Laura Poitras (SHBA)
“Luani i argjendtë” – Çmimi i Madh i Jurisë “Saint-Omer” nga Alice Diop (Francë)
“Luani i argjendtë” – Çmimi për regjisorin më të mirë – Italiani Luca Guadagnino për “Bones and all”
Çmimi për aktoren më të mirë: Australian Cate Blanchett për rolin e saj në filmin “Tàr” të Todd Field
Çmimi për aktorin më të mirë: irlandezi Colin Farrell për rolin e tij në “The banshees of inisherin” të Martin McDonagh.
Çmimi ”Marcello Mastroianni” për aktorin/en më premtues/e: Aktorja Taylor Russell për rolin e saj në “Bones and all” nga Luca Guadagnino
Çmimi Special i Jurisë: “Les ours n’existent pas” nga Jafar Panahi (Iran)
Çmimi për skenarin më të mirë: “The Banshees of Inisherin” nga regjisori irlandez Martin McDonagh.