Trupi i një shtetasi shqiptar që dyshohet se është arratisur nga burgu në Greqi, dyshohet se është gjetur i groposur në një fushë në zonën e Thebës, në shtetin helen.

Sipas medias greke Protothema ishin disa dokumente personale të gjetura në pantallonat e kufomës që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të tij.

Dokumentet i përkasin një shtetasi shqiptar me të kaluar kriminale, por do të duhet të kryhet një ekzaminim antropologjik dhe materiali gjenetik i mbledhur nga trupi të krahasohet me atë të të huajit të regjistruar në bankën e ADN- së së Republikës së Greqisë, për të konstatuar nëse është personi që mendohet.