Dy ditë më parë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, janë takuar në selinë e PD. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë diskutuar për protestat dhe mënyrën se si do të shkojnë në zgjedhjet vendore. Ka gjasa që të dalin sërish me kandidatë të përbashkët, të paktën në disa zona.
Megjithatë vijojnë diskutimet pasi nuk kanë arritur ende në një vendim. Ndërsa gjatë gjithë sezonit veror kanë paralajmëruar se do të bashkëpunojnë për të sjellë opozitë të fortë në vend dhe do të rikthejnë protestat.