Italia është zgjuar me një fitore të qartë dhe absolute të aleancës së të djathtës. Partia më e votuar është “Fratelli d’Italia” e Giorgia Melonit, një nostalgjike e Benitto Musolinit dhe së djathtës sociale. Sipas të gjitha gjasave, ajo do të jetë kryeministrja e re e Italisë, ku do të qeverisë së bashku me Lega-n e Salvinit dhe Forza Italia të dinosaurit Silvio Berlusconi.

Të vetmit liderë botërorë që kanë uruar fitoren e Melonit kanë qenë kreu i Frontit Nacional në Francë, Mari Le Pen, si dhe kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Europa është e preokupuar, se me Italianë rritet masa e vendeve euroskeptike siç është Polonia dhe Hungaria.

Në qëndrimet për politikën e jashtme, Meloni është shprehur se është një atlantiste, pra që e do aleancën me NATO-n, ndërkohë që Salvini dhe Berusconi janë mbështetës e miq të Vladimir Putinit.