Kombëtarja e Shqipërisë ka lënë pas krahëve humbjen në Izrael dhe fokusi është kthyer te dueli i fundit në Nations League ndaj Islandës.
Kuqezinjtë kanë zbarkuar sot në Shqipëri në orën 15:00, teksa në orën 18:00 është kryer seanca e parë stërvitore anti-Islandë.
Lojtarët që u aktivizuan si titullarë, kanë zhvilluar një seancë me ngarkesë minimale, ndërsa të tjerët kanë marrë ngarkesë të plotë.
Dy lojtarë të Kombëtares janë në dyshim për shkak të problemeve fizike: Arlind Ajeti dhe Myrto Uzuni, aktivizimi i të cilëve nuk është i sigurt për duelin e radhës.
Shqipëria pret Islandën në “Air Albania” të martën e 27 shtatorit, duke nisur prej orës 20:45.