Ajo është nxënëse në klasën e tetë në shkollën “Avni Rustemi” ku ka mësuar shumë mirë edhe gjuhën shqipe në fare pak kohë.

Prindërit e Mashës kanë hapur një agjenci turistike ndërsa vëllai studion në shkollën e mesme tregtare në Vlorë.

Masha nuk është e vetmja nxënëse nga ish republikat sovjetike që jeton në qytetin bregdetar. Ajo është shoqe me Uljanën nga Bjellorusia që mëson në të njëjtën shkollë bashkë me të vëllanë Platonin.

“Mua më pëlqen Vlora. Kam katër muaj këtu dhe po mësojmë gjuhën”, tha Platoni.

“Nxënësit janë shumë të mirë dhe na ndihmojnë të mësojmë gjuhën Shqipe”, u shpreh Uljana.

Nxënësit nga lindja e ndjejnë veten shumë mirë në shkollën shqiptare dhe tashmë u duket sikur janë në vendin e tyre. Familjet nga Moldavia dhe Bjellorusia që kanë emigruar në Vlorë ku si fillim kishin kaluar pushimet janë të kënaqur me jetën e re dhe thonë se nuk duan të ikin më nga qyteti bregdetar.