Njerëzit priren të kërkojnë informacione të natyrave të ndryshme, kryesisht shëndetësore në Google, por a është i besueshëm ky doktor virtual?
Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor, bëri thirrje në Euronews Albania që të mos i drejtohemi Google për çdo problem shëndetësor. Sipas tij, ky doktor virtual po i pengon njerëzit të shkojnë te mjeku real i cili mund t’i japë përgjigjet e nevojshme mbi çdo shqetësim shëndetësor.
“Aktualisht, duke patur parasysh që në aspektin racional mund të themi “me këmbë në tokë”, një mjek real është pikërisht një individ që bën një shkollë 5-6 vjet dhe nuk mundet kurrë ta zëvendësojmë këtë mjek me një mjek virtual,” – u shpreh Mertenika.