Në një intervistë të gjatë për “Times”, Kylian Mbappè kujton takimin me Macron, presidentin e Francës, një person vendimtar për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain.
Ylli francez dukej i destinuar të transferohej te Real Madridi, por situata ndryshoi në mënyrë drastike. “Nuk e kam imagjinuar kurrë të flas me presidentin për të ardhmen time si futbollist, për të ardhmen e karrierës sime, kështu që ishte një situatë e çuditshme, pak e çmendur, – nënvizoi Mbappè.
– Macron më tha: Unë dua që ti të qëndrosh, nuk dua të largohesh tani nga Franca. Ti je shumë i rëndësishëm për vendin”. Macron i kërkoi të qëndronte në Francë, duke e shtyrë lamtumirën e tij për disa vite. Sulmuesi i PSG zbulon deklaratat e numrit një të Elysee:
“Ke kohë të largohesh, mund të rrish edhe pak”. “Sigurisht, – tha Mbappe, – kur presidenti jua thotë, kjo ka rëndësi”. Sulmuesi francez synon Botërorin e Katarit dhe “Topin e Artë”:
“Ëndërroj ta fitoj. Do të doja të fitoja gjithçka. Është normale të mendosh që kur Ronaldo dhe Messi të ndalojnë, një brez i ri kampionësh do të luftojë për ‘Topin e Artë’. Unë jam gati.”