Mati do të bëhet me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik, Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi. Lajmin e bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Postimi i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor:

Tjetër lajm i mirë! Mati do të bëhet me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje)!

Sëbashku me Bashkinë Burrel kemi përcaktuar truallin e duhur, të aksesueshëm dhe të mjaftueshëm, status shtet, dhe po punojmë me ASHK për kalimin e truallit në pronësi të DPSHTRR, për të vijuar me alokimin e fondit, projektin e detajuar dhe kryerjen e investimit brenda vitit 2023!Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!