Forcat e armatosura ruse po ndërtojnë struktura mbrojtëse dhe po mbledhin burra në rrugët e rajonit të Luganskut, për shkak të humbjeve të regjistruara në tërheqjen nga rajoni i Kharkiv.

Lajmi u bë i ditur nga shërbimi për shtyp i administratës rajonale të Lugansk, cituar nga UNIAN.

“Njerëzit dëshmuan” skena ku “pajisjet e armikut ishin grumbulluar pothuajse në të gjitha vendbanimet pranë kufirit administrativ me rajonet e tjera. Në veçanti, në Troitsky, Svatovo, Rubizhny, Popasny. Gjithashtu në Lugansk, Sorokino, Dovzhansk, Rovenky, Khrustalny dhe qytete të tjera. Rusët vazhdojnë të kapin burra”, thuhet në njoftim.