Deti më dallgë që ka përfshirë vijën bregdetare të gjirit të Vlorës ka dhuruar spektakël tek banorët por dhe tek turistët e huaj. Dallgët që arrinin deri në katër metra lartësi përplaseshin më shkëmbin duke dalë dhe në rrugën kryesore. Por, përplasja me shkëmbin ka dëmtuar plazhet dhe ato pak çadra që kanë qenë.

Paralelisht, dallgët kanë dëmtuar dhe një skelerinë të një moli, i cili është duke u ndërtuar në Lungomaren 2, dhe nga dëmtimi dërrasat e kësaj skelerine janë përhapur në një vijë bregdetare më shumë se 2 kilometra , dhe ata pak dashamirës të detit që kishin vendosur të sfidonin dallgët e mëdha sot nuk janë futur në det nga frika e dëmtimit nga dërrasat që ndodhen në të gjithë vijën bregdetare.