Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë anti-krizë. Kreu i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve. Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit.
‘Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerësë. Qendrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për femerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit,- u shpreh Rama.