Po mbahet sot në Beograd, samiti i radhës i Ballkanit të Hapur, ku po diskutohen dhe ndërmerren hapa konkretë për krizën që ka përfshirë gjithë kontinentin.
Kryeministri falenderoi për praninë e tyre dy miq shumë të rëndësishëm, ministrin e jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu dhe ministrin e jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se: “Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj nisme jo vetëm t’i bashkohen të gjitha vendet e rajonit tonë por t’i bashkëngjiten vende të rëndësishme sa Turqia, Greqia apo Italia, si dhe Hungaria në anën tjetër.
Dje mund të kishte qenë një ditë krejt tjetër, dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat tona dhe mediat e Europës të ishin të mbushura me lajme shqetësuese për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe zgjedhja e Ballkanit të Hapur.
Sot dua ta them këtu me shumë krenari dhe me shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur, zgjedhja është e parë është paqja, zgjedhja e parë është zgjidhja për njerëzit”
“Sot ne nuk jemi këtu thjesht për të celebruar verërat dhe ushqimin e rajonit dhe për të afruar më shumë njerëzit, por jemi këtu në Samitin e dytë që zhvillohet në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe jemi këtu për të marrë disa hapa që nisen edhe nga ky kontekst. Këto hapa janë marrëveshja për mekanizmat e sigurisë ushqimore, e cila krijon të gjitha kushtet për një zinxhir rajonal të ushqimit, që nga prodhimi e deri të magazinimi. Gjithashtu po punohet me një plan konkret pune për diversifikimin e burimeve energjitike dhe fuqizimit të kapitalit energjitik, kryesisht në fushën e energjisë së rinovueshme” deklaroi Kryeministri.