Qeveria miraton rregulloren e funksionimit të Agjensisë së Mbikëqyrjes policore. Sipas kësaj rregullore, testit të drogës do t’i nënshtrohet dhe agjentët e AMP-së.
Kush refuzon të bëj testin e drogës automatikisht përjashtohet.
Me rregulloren e miratuar pas hyrjes në fuqi teë ligjit për Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore e cila tani drejtohet nga Ardi Veliu stafit të AMP-së i kërkohet të jenë të kujdesshëm edhe në përdorimin e rrjeteve sociale duke treguar integritet përgjegjshmëri.
Rregullorja e mbikëqyrjes policore prej datës 2 shtator 2022 ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.
Testit të drogës me përzgjedhje iu nënshtrua edhe trupa e Policisë së Shtetit proces i cili vazhdon ende.