Inter është në krizë. Zikaltërit kanë marrë humbjen e tretë në kampionat pas 7 javësh pasi Udinese e ka mposhtur 3-1 me përmbysje. Supergoli i Barrelas vlejti sa për statistikë pasi Udinese barazoi brenda pjesës së parë, ndërsa në të dytën realizoi edhe dy herë të tjera ndaj një Interi që dukej në gjumë letargjik.

Kjo ishte humbje e tretë radhazi për zikaltërit në transfertë, ndërsa për pasojë rrezikon shkarkimin edhe trajneri Inzaghi, i cili duket i dorëzuar për ide, ashtu si skuadra.

Ndërkohë nga ana tjetër Udinese mori fitoren e pestë radhazi, ndërsa aktualisht është ngjitur në krye të Seria A me 16 pikë.