Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pasi presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, ai tha: Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Një video e deklaratës së Zelensky është postuar edhe nga presidenca ukrainase në rrjetet sociale.