Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk ka përjashtuar mundësinë për kandidat në Bashkinë e Tiranës. Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet se a është i gatshëm të jetë përballë kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Gjykoj se çdo politikan në opozitë sot, mesi do e priste një betejë me Erion Veliajn, aseti më i madh që ka PD në këtë betejë të ardhshme është Erion Veliaj, është kryabashkiaku më i dobët që ka nxjerr pluralizmi shqiptar dhe është hipokriti më i madh që mund të ketë ekzistuar në politikën tonë. Uroj që të jetë Veliaj në garë dhe askush tjetër,”- tha Këlliçi.

Sakaq nga opozita edhe ish-deputeti demokrat Gert Bogdani u shpreh se nëse lidershipi i PD-së do ta vlerësonte, ai do ta pranonte që të ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës.