Boris Johnson është i pari që ka uruar Rishi Sunak, pas zgjedhjes si kryeministër i ri i Britanisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Johnson tha se ky është momenti që çdo konservator ti japë mbështetjen e plotë liderit të ri të partisë dhe kryeministrit të vendit.

“Urime për Rishi Sunak! Në këtë ditë historike, ky është momenti që çdo konservator t’i japë kryeministrit tonë të ri mbështetjen e plotë dhe të përzemërt”, shkroi Johnson.