Legjenda e futbollit Iker Casillas “tronditi” rrjetin dhe “theu” zemrat e miliona vajzave me “deklaratën” se ishte gay.

Mirëpo, jo çdo gjë është ashtu si duket, pasi ish-portieri ka rënë pre e hakerave. Ka qenë vetë Casillas i cili përmes një postimi në “twitter” ka sqaruar se nuk është e vërtetë dhe i ka kërkuar ndjesë të gjithë ndjekësve të tij, duke mos lënë anash as komunitetin LGBT.

“Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT”, shkruan ish-legjenda e Real Madrid.