Një ditë më parë u përfol se Dhurata Dora dhe Elvana Gjata do të merrnin pjesë sëbashku në Eurovision 2023. Këti lajmi që mori dhenë i është përgjigjur vetë këngëtarja Elvana. Përmes një postimi në InstaStory, Elvana shkruan se nuk do të marrë pjesë në Eurovision këtë vit.
“Një gjë është e sigurt, nuk konkurroj këtë vit për Eurovision,”-shkroi Elvana në reagimin e saj.”
Lajmi u raportua një ditë më parë nga nga faqja “Eurovision Kosovo”, ku përmes një postimi shkruan se: “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.”