Fitore si e Pirros per Milanin! Sepse, edhe pse arriten te mposhtnin Empolit ne 2 minutat e fundit te mbetura ne nje ndeshje me gjakun uje dhe per zemra te forta sidomos per tifozet e Milanit, ka lajme negative…
Alexis Saelemaekers ka mbyllur vitin dhe nuk do te luaje ndeshjet e mbetura të kuqezinjve në 2022 pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju. 23-vjeçari belg ka qenë një lojtar i rregullt nën drejtimin e Stefano Piolit këtë sezon, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet e tyre përveç njëres.
Ai e nisi titullar në fitoren emocionuese të djeshme 3-1 ndaj Empolit, por u zevendesua në minutën e 33-të pasi u rrëzua me një dëmtim të dhimbshëm ne gju, duke i dhënë Piolit edhe më pak opsione në fillimin e kësaj periudhe të ngjeshur gjashtëjavore ndeshjesh.
Siç raportohet nga Sky Sports Italia, Saelemaekers do te qendroje jashte nga gjashtë deri në tetë javë pasi pësoi një ndrydhje në gjurin e majtë, duke e bërë krizën e lëndimeve të kuqezinjve edhe më shqetësuese përpara ndeshjes së tyre në Champions League me Chelsean.
Milani tashmë ka gjashtë lojtarë jashtë me lëndime – Mike Maignan, Alessandro Florenzi, Theo Hernandez, Junior Messias, Zlatan Ibrahimovic dhe Divock Origi – dhe tani belgu eshtre shtuar i shtati. Por, gjendja pritet te jete e njejte edhe per Davide Calabria ne fakt.
Demtimi i tij ishte edhe me i madh pasi doli nga fusha me barele dhe gati ne lot. Duhet pare edhe Kjaer qe u detyrua te zevendesohej edhe pse situata e tij duke me pozitive nga ajo qe u pa ne fushe.