Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama kundër raportit të Dick Martyt gjatë sesionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i tyre.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, shkruan Hoti.