Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit europian dhe zhvillimin e tyre.
Varhelyi theksoi se Shqipëria ka bërë përparime në fushën e drejtësisë, veçanërisht për ecurinë e procesit të vettingut. Ai shtoi se që nga korriku u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë dhe pritet që negociatat të vijojnë. Ai foli gjithashtu edhe për ecurinë e vendeve të tjera të Ballkanit, ku theksoi se përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është thelbësore për zhvillimin e rajonit.

“Sa i përket Maqedonisë dhe Shqipërisë, është ndërmarrë mbledhja e parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave. Procesi i scrining do të nisë. Maqedonia ka bërë hapat e duhura kundër korruspionit por gjithçka duhet të vijojë. Shqipëria nga ana tjetër ka treguar nivel të lartë angazhimi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përparime janë parë veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe veçanërisht në përparimin e vettingut”, u shpreh Varhelyi.

“Kosova ka bërë përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave. Kemi mbështetur vlerësimet tona, ku normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është jetik, për të vijuar ecurinë e të dyja vendeve. Duhet ngazhim nga të dyja palët për ta bërë ecurinë e bisedimeve të suksesshme”, ka shtuar ai.

“Ne presim nga lidershipi i këtij vendi që të përdorë sa më mirë këto mundësi që i jepen dhe për të bërë reformat e duhura. Miratimi i një ligji të ri për këshillin e ri gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të ngrihet një sistem për parandalimin e torturës. Liria e shprehjes duhet të zgjerohet dhe të realizohet reforma zgjedhore, për ti dhënë vendit një kandidat plotësisht të merituar. Janë reforma që Bosnjë-Hercekovina i kërkon dhe i meriton. Bosnj duhet të zbatojë këto kërkesa, përpara se të hapë nëgociatat. Mali i Zi duhet të trajtojë çështje me rëndësi si liria e medias dhe lufta kundër korruspsionit dhe krimit të organizuar. Serbia ka kryer reforma të rëndësishme dhe ne presim formimin e qeverisë së re atje. Ne presim dënimin e krimeve të luftës dhe zgjerimin e lirisë së medias. Me rëndësi të madhe është përparimi në bisedimet me Kosovën dhe gjetja e një zgjidhjeje”, përfundoi Varhelyi.