Prej ditës së djeshme po mbahet në Berlin Konferenca e Partive Socialiste Europiane. Ditën e sotme ka qenë radhe e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të folur në podiumin para liderëve të majtë. Gjatë fjalës së tij Scholtz i kushtoi vëmendje edhe integrimit të Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane.

Scholtz iu drejtua kryeministrit Rama me fjalët: Edi sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perendimor kanë 20 vite që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Edi sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur”, tha ndër të tjera Olaf Scholz gjatë fjalës së tij.