Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e së shtunës në pritjen e organizuar me njerëzit e suksesshëm të qytetit të Fierit.

Rama tha se synimi i takimeve të tilla është të hapet skena për ata që nuk i sheh syri i kamerave dhe nuk i dëgjon veshi i atyre që kanë kanale e portale dhe rrallëherë i ndesh edhe në rrjetet sociale.

“Dua të shpreh shumë respekt për të gjitha këta njerëz, të cilët nuk kemi për ti dëgjuar në TV , se ato kanë punë të helmojnë masivisht popullin, sot ne i ndjekim për ditë të dhënat e sektorit të bujqësisë ku falë këtyre njerëzve dhe investimeve të tyre ne shpresojmë që këtë vit të kapin gjysmë miliardë eksporte bujqësore”, u shpreh Rama.

“Është e paimagjinueshme ku jemi sot. Pasi e nisëm me 120 milionë eksporte bujqësore dhe dua ta theksoi këtë se për të pasur gjysmë miliardë eksporte duhet të kesh shumë njerëz që punojnë dhe që dinë të investojnë dhe çfarë dhe kur duhet të dalin në treg. Kemi një rritje të dijeve dhe adaptimit të fermerëve me kushte e tregut, që na bën optimist të arrijmë objektivin 1 miliard eksporte bujqësore në këto 10 vite”, theksoi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se kjo rritje e bujqësisë do të thotë më shumë produkte vendi në tregjet tona dhe shumë më pak produkte importi në tavolinat tona.

“Të gjithë të huaj e kanë vlerësimin për produktet bujqësore shqiptare arsyen kryesore pse duan të vijnë gjithnjë e më shumë në Shqipëri”, deklaroi Rama.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F1764966807214773%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>