Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vranësirash në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke u shfaqur dhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. Zhvillimi i një qendre të presionit të larta atmosferik në brigjet perëndimore të Ballkanit do të diktoj kushtet e motit edhe në Kosovë, ku moti i qëndrueshëm do të jetë mbizotërues. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites, ndërsa në vijim priten kalime të shpeshta të vranësirave.
Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që herë pas here vranësirat të bëhen më të dukshme në territor, por mundësit për reshje janë 0.
Ballkani veriperëndimor do jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Po ashtu vijon të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut Evropa Qendrore dhe Veriore. Ndërsa Lindja e kontinentit do të jetë me vranësira dhe reshje në formë dëbore. Por në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa me e madhe e Pellgut të Mesdheut.